Autotech

Porsche shpenzon 6 miliardë euro për veturat elektrike deri më 2022

Gjiganti i veturave, Porsche do të investojë gjashtë miliardë euro në veturat elektrikë deri më 2022.

Vendimi erdhi nga Bordi Mbikëqyrës, ku u vendos që 500 milionë euro do të shkonin për dy qëllime shtesë për zhvillimin e konceptit Mission E.

Një miliard euro do të shkojnë për elektrifikimin dhe hibridizimin e modeleve aktuale, ndërsa 700 milionë euro do të shkojnë për teknologjitë e reja, transmeton Albinfo.ch.

Investimi masiv përfshin edhe një fabrikë të re ngjyrash në Zuffenhausen.

Për shpenzime shtesë janë përfshirë edhe 1200 vendet e reja të punës në fabrikën ku po punohet për modelin Mission E.