Bizneset

Prestaflex: Hua deri në 10 milionë për financimin e ndërmarrjes suaj

 Më shumë se një ndërmjetësues i thjeshtë financiar, Prestaflex është një bashkëpunëtor i besueshëm i cili ju ndihmon të zhvilloni në mënyrë të qëndrueshme rritjen tuaj.

Një numër ndërmarrjesh kanë për ambicie rritjen. Për të arritur këtë, një investim del të jetë nganjëherë i domosdoshëm. Fatkeqësisht, kushtet shumë të rrepta të bankave bëjnë që shpesh ndërmarrësit të mbeten pa mundësi për të fituar kredi. Prestaflex ofron zgjidhje bankare fleksibile të kredisë dhe alternativa tërheqëse financiare.

Aslan Munur, drejtor i kompanisë, propozon për ne shembullin e njërit nga klientët e tij, aktiv në sektorin e ndërtimit. Fillimisht, banka kishte ofruar një kredi shumë më të ulët sesa shuma e kërkuar nga ai. Në saje të Prestaflex, dhe pas një vizite të ndërmarrjes dhe pas analizës së dosjes, një kredi prej 2 milionë frangash është deponuar në llogarinë e klientit brenda 2 javëve.

Në Prestaflex gjithmonë ekziston një hulumtim i zgjidhjeve si dhe një shoqërim i propozuar për klientët. Ratat e ofruara janë shumë konkurruese: ato sillen diku nga 4% deri në 7%.

Prestaflex propozon po ashtu alternativa të tjera të financimit, në mes të të cilave është edhe «factoring»-u. Ky i fundit është shërbim jo shumë i përhapur në Zvicër dhe i mundëson ndërmarrjes të pranojë 90% të një fature të lëshuar dhe që mbetja të transferohet me kryerje të pagesës. Të gjitha ndërmarrjet që kanë qarkullim më të madh se 200‘000 CHF mund të përfitojnë nga ky produkt i ri.

Përveç parave të gatshme, ky shërbim siguron po ashtu faturat ndaj mospagesës së klientit. Kosto e «factoring» është diku në mes të 2% dhe 3,5% të shumës së faturës, varësisht nga afati i pagesës. Kjo tarifë zakonisht rikuperohet lehtë, sepse ndërmarrja mund të paguajë menjëherë furnizuesit dhe të negociojë një zbritje.

Më shumë se një ndërmjetësues i thjeshtë financiar, Prestaflex del të jetë bashkëpunëtor i besueshëm, i cili ju ndihmon të zhvilloni në mënyrë të qëndrueshme rritjen tuaj.

Ndërmarrja me seli në Fribourg vepron në gjithë Zvicrën. Të gjitha kërkesat trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe të sigurt.

Artikull i sponzorizuar