Kalendari
Projekti “në mes linjave” fillon diskutimin mbi dhunën familjare
Dhuna ndaj grave nuk njeh kufij; as territore, as besime, as moshë, as klasë shoqërore. Përqindja e grave në flukset migratore ndryshojnë sipas vendeve pritëse. Migrimi i grave shqiptare nga Kosova në Zvicër është gjithashtu një pasqyrim i roleve që ato luajnë apo kanë luajtur në shoqërin kosovare.
Gratë kosovare ishin të margjinalizuara si anëtare të shoqërive në të cilat jetonin. Para luftës në Kosovë nuk kemi dëgjuar për problemin e dhunës në familje, sepse situata që mbretëronte në Kosovë dhe në Ballkan, ku luftërat zgjatën më shumë se dhjetë vite, ndikojë që shumë probleme të jetës së përditshme të ishin probleme dytësore apo të ishin të fshehura nga një situatë ku mbijetesa ka qenë si prokupim kryesor.
Tema e dhunës në familje në mesin e grave kosovare në Zvicër dhe burimet e gjithë këtij problemi janë pak të njohura. Mungesa e informacionit të sakta dhe një qasje serioze hap dyert për diskutime të ndryshme.
Qëllimi i Tryezës « Diskutim mbi dhunën familjare » ka si pikënisje objektivat që :
- Dhuna familajre të njihët si fenomen shoqëror që kërkonë një përgjigjje së pari nga komuniteti shqiptar në Zvicër duke i thën « Jo dhunës familjare »
- Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për pasojat e dhunës në familje
- Bisedën për të shikuar formën për të vepruar kundër dhunës familajre
Në ketë debat do marri fjalën specialistë :
Olivier Meuwly, Historian dhe shkrimtar
Ermira Danaj, Doktore e shkencave sociale dhe autore e shumë botimeve lidhur me temën
Chloé Maire, Punëtore sociale pranë Fratenitetit të Qendrës sociale Protestante
Shyhrete Rexhaj, Profesore në Institutin e shkollës së lartë të Shëndetit
Moderatore e debatit do jetë, Vjosa Gërvalla, Drejtoreshë e shoqatës albinfo.ch
Për më shumë informata mundeni ta kontaktoni Zotëri Visar Qusaj , shef i projektit :
Visar Qusaj
Tél : 0793596517
Mail : [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Nëntor 2022
- Ora18:00
- LokacioniFratenitetit La Fraternité CSP VaudPlace M.-L. Arlaud 2 1003 Lausanne.
- Data e përfundimit25 Nëntor 2022 - 20:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo Solothurni njihet për lidhjen e tij të pazakontë me numrin 11, i cili është bërë pjesë... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht















