Kosova

Në bashkëpunim me Shoqatën Kubik

Shoqata Kubik, aktive në sensibilizimin e të drejtave të njeriut, është e angazhuar të bashkëpunojë e të marrë pjesë në mënyrë aktive në projektin në Kosovë, e inicuar nga Shoqata Entr-aides.

Projekti përfshin ndërtimin e dy shtëpive të reja në Kosovë në komunën e Lipjanit, përkatësisht fshatrat Sllovje dhe Dobraj. Ato do tu dedikohen dy familjeve të varfëra në nevojë.

Në të vërtetë, këto familje të mëdha jetojnë në kushte të vështira dhe të pasigurta. Shtëpitë e tyre aktuale janë në një gjendje të shkatërruar: pa ngrohje, ujë të pijshëm, pa izolim, çati të shkatërruara, pa mobilje (gjumi bëhet në dysheme). Jeta në shtëpi është veçanërisht e vështirë sidomos për fëmijët. Ata thjesht kanë nevojë për një shtëpi të re!

Hapat e parë janë ndërmarrë që në prill 2018.

Qëllimi i Shoqatës Kubik është që të mund ta ndihmojë si është më së miri këtë projekt në tre etapa:

Anëtarët e Kubik (shumica me prejardhje nga Kosova) do të udhëtojnë për në Kosovë, ku do të mund të kontribuojnë me ndihmë fizike në ndërtim dhe të vlerësojnë avansimin e punimeve gjatë disa ditëve.

 

Një mbrëmje e përkrhjes në Zvicër do të organizohet në të ardhmen me qëllim të grumbullimit sa më të madh të fondit (ndihmë për financim/vëzhgim të shtëpive). Donacionet e mbrëmjes do të dedikohen ekskluzivisht për ndërtimin e shtëpive.

Kubik do të jetë aktive në maksimum me të gjitha llojet e informimit (internet, fletushka, shpërndarje, sensibilizim, informim, takime etj…) gjatë grumbullimit të fondeve me moton « një donacion për një tullë ». Tulla është simbol i asaj që secili mund ta dhurojë ate që mundet për tu realizuar projekti, qëllimi është që secili të mund të marrë pjesë simbolikisht me mundësitë e veta financiare përnjë apo më tepër tulla.

 

Është një vrull solidariteti i cili e sheh dritën e diellit në mes të disa organizatave të ndryshme. Projekti nuk mund të realizohet pa :

 

Një dosje të kompletuar mbi projektin (të cilin mund ta shfletoni)  të realizuar nga  :

Seksioni i të rinjve në Ecublens

 

Si dhe me ndihmën financiare të :

Kantoni Vaud (rinia)

www.vd.ch/aide-financiere-jeunesse

 

Shoqata Konsept of Charity

www.kofc.ch

 

Dhe natyrisht, Shoqata Entr-aides që do të vë në disponim rrjetin e saj, eksperiencën e saj dhe njohjen e terrenit.

http://www.entr-aides.ch/

 

Donacionet mund t`i dhuroni në:

 

Association entr-aides

Par Cédric Bonnébault

Rte de la Vidondée 28

1921 Martigny-Croix

[email protected]

+4177 423 36 31

IBAN : CH57 8057 1000 0139 3256 2

RAIFFEISEN RIDDES-SAXON-ISERABLES

Une brique, une maison…

Association Kubik

Ruelle du Guet 2

1950 Sion

[email protected]

https://www.facebook.com/kubik.valais/

(@kubik.valais)