E-Diaspora
Promovohet libri i ri nga Arbër Ahmetaj “Procesi 3K/1988”

Më 17 nëntor, në Lozanë të Zvicrës u organizua mbrëmja letrare për promovimin e librit të ri të shkrimtarit të njohur, Arbër Ahmetaj, “Procesi 3K/1988”, por edhe për letërsinë e tij në përgjithësi.
Në ambjentet e “Happy Days Lausanne” u mblodhën miq dhe dashamirës të librit dhe letërsisë shqiptare, duke shijuar momente të bukura të këtij eventi, që u kthye në një festë të vërtetë për librin dhe autorin e ftuar. Mbrëmja letrare u konceptua si një intervistë krejtësisht spontane e shkrimtarit dhe njëkohësisht vëllait të autorit, Bislim Ahmetaj me Arbërin, por edhe si një bisedë e ngrohtë me lexuesit, të cilët shuan kureshtjet e tyre nëpërmjet pyetjeve.
I ftuar në këtë event ishte edhe ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni, i cili, pasi përgëzoi autorin për titullin e ri që ka sjellë në letërsinë shqiptare, u shpreh se Arbërin e vlerësonte si shkrimtar, ish-diplomat, profesionist dhe si një mik të mirë. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe: botuesja e Revistës letrare online në Bruksel, Ornela Musabelliu-Kiçi, si dhe presidenti i shoqatës “Klubi qytetar shqiptar”, Dritan Kiçi, të cilët mbështesin jo vetëm shkrimtarët e diasporës, por edhe letërsinë cilësore në përgjithësi.
Librat e Arbër Ahmetaj tashmë kanë zënë vend prej vitesh në bibliotekat e shqiptarëve, si një pasuri më shumë për lexuesit e tij, të cilët, shpeshherë, intrigohen ta njohin autorin edhe përtej veprave të tij. I pyetur nga të pranishmit se cili ishte libri i jetës së tij, autori u shpreh: “Ndoshta nuk e kam shkruar ende “librin e jetës”, por deri tani, për mua, i tillë ngelet libri im i parë “Fletëhyrje për në varr”.
Botimi më i fundit “Procesi 3K/1988” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, të cilët e morën librin me firmën e autorit.
Në fund, të gjithë shijuan edhe një kokteil me produkte shqiptare, të ofruar nga shoqata “Swiss Albania Event”, e cila mbështet aktivitete të tilla, në të mirë të komunitetit shqiptar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?