E-Diaspora

Promovohet libri “Një fillim i ri” i autores Valentina Rexhaj

Më 13.09.2020 në Neuenhof, (Kantoni Aargau) me fillim në orën 14.00 promovohet libri i dytë i autores Valentina Rexhaj me titullin „Një fillim i ri“!

Libri „Një fillim i ri“ është një libër tejet interesant, si rezultat i meditimeve e hulumtimeve të autores, të studiuara thellësisht dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha rrafshet shoqërore, njerëzore dhe tënatyrës.

Autorja Rexhaj që në hyrje të librit flet për raportet gjithëpërfshirëse jetësore e njerëzore, ajo shtjellon me shumë mjeshtëri horizontet e pozitivitetit dhe filozofisë si të mësohemi të punojmë me veten tonë, optimizmin dhe rrugën për të nisur hapat e parë drejt një ndryshimi të rrënjësishëm qysh nga brendia e shpirtit.

Duhet theksuar gjithashtu se libri „Një fillim i ri“ nuk është një libër i rëndomtë që mund të lexohet lehtë dhe në anën tjetër është gjithashtu libër zbavitës dhe se  për ta nxjerrur dhe kuptuar mesazhin e utores lypset një angazhim, përqëndrim dhe reflektim.

Libri  është ndarë dhe përshtatur profesionalisht edhe me nëntituj temash, e ku do të gjeni edhe thënie të cituara nga autorë të mëdhenjë si: Francis Scott Fitzgeralda, Paulo Coelho e shumë të tjerë.

Data: 13.09.2020 Koha: 14:00 – 17:00 Vendi: Zürcherstrasse 89, 5432 Neuenhof.

P.S. Më parë, ky aktivitet ishte planifikuar të mbahej më 6 shtator në Baden (AG) por për shkaqe teknike organizative, është dashur të ndërrohet koha dhe vendi i mbajtjes.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI