Literaturë

Promovohet në St.Gallen libri “2000 Vjet Krishterim te Shqiptarët”

Ky libër është përmbledhje e kumtesave të 36 shkencëtarëve, të lexuara në simpoziumin “2000 Vjet Krishterim te Shqiptarët”

Libri tashmë i njohur “2000 Vjet Krishterim te Shqiptarët” do të ketë të shtunën, më 16 mars, promovimin e tij të radhës në St.Gallen. Siç kemi shkruar tashmë, në këtë libër janë përmbledhur punimet e lexuara në simpoziumin me të njëjtin titull, të mbajtur në vitin 1998 në Arbon, Kantoni St.Gallen, Zvicër.
Në vazhdim, njoftimi nga ana e organizatorit të promovimit.
Pas Prishtinës, Lezhës, Luzernit e Stuttgartit, radhën e ka St.Galeni, ndërsa më 19 prill Klina e Tuzi. Ky libër është përmbledhje e kumtesave shkencore të 36 shkencëtarëve eminentë nga shumë vende të botës. Kto punime janë produkt i simpoziumit ndërkombëtar të mbajtur në Arbon të Zvicrës në vitin 1998, me temën “2000 Vjet Krishtërim te Shqiptarët” (2000 Jahre Christentum bei den Albanern”).
Pjesë e këtij libri janë: Noel Malcolm, Peter Bartel, Robert Elsie, Daniel Odeta, Konrad Cleving, Markus Peters, Lupinagi, Belushi e Chiaramonte…. si dhe autorët shqiptarë si:  Imzot Sopi, Mark Krasniqi, jahja Drançolli, Ymer Jaka, Muhamedin Kullashi, Ramadan Sokoli, Kristo Frashri e shumë studiues të tjerë nga fusha historisë, gjuhësisë, letersisë, muzikes e artit.
Kopertina e librit permban pikturën e Akademik Gjelosh Gjokajt që ishte logo e simpoziumit.
Redaktor i librit është Prof. Dr. Jahja Drançolli dhe lektor Prof Alfred Beka ndërsa botues Kristë Coli e Ahmet Asani!
Mirë se vini dashamirë te Librit!
Promovimi mbahet të shtunën, më 16 mars 2024, nga ora 17:00, në sallën e Parlamentit të qytetit të St.Gallenit.
Adresa: Bohl 14, 9000 St. Gallen!
******
#Vërejtje: garazhat për parkim të makinave që ndodhen afër ndërtesës së Parlamentit janë këto: Cityparking Brühltor, Carparkplatz, Parkhaus Spiesertor dhe Cityparking Burggraben!
Për më shumë informata kontaktoni në:
+41 79 814 98 37
+41 76 388 09 57
+41 76 711 49 54


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit16 Mars 2024
  • Ora17:00
  • LokacioniSt.Gallen
  • Data e përfundimit11 Mars 2024 - 22:00

 Të tjera nga Literaturë