Lajme
Pushimet për zviceranët pritet të jenë 20 % më shtrenjtë
Kështu thotë kreu i kompanisë së udhëtimeve Globetrotter, André Lüthi: “Ofruesit e shërbimeve po rrisin çmimet e tyre”
Pushimet verore po na vijnë dhe shumëkujt i është rikthyer dëshira për të udhëtuar. Por kostoja e pushimeve të ëndrrave mund të rritet deri në 20% këtë vit, sipas kreut të kompanisë së udhëtimeve Globetrotter, André Lüthi, me qendër në Bernë. Nuk është faji i agjencive turistike, theksoi Lüthi në një intervistë për “Blick”. Udhëtimi ka shumë të ngjarë të bëhet më i shtrenjtë “sepse ofruesit e shërbimeve po rrisin çmimet e tyre”, transmeton albinfo.ch.
Arsyet
Me rritjen e kostos së lëndëve të para dhe zinxhirëve të furnizimit, rriten edhe kostot e makinave me qira, hoteleve dhe fluturimeve: “Për momentin, gjithçka është deri në 20% më e shtrenjtë se para koronavirusit”, tha Lüthi për gazetën. Kompania pret një qarkullim të barabartë me 60-70% të atij para pandemisë. Në përgjithësi, sektori i agjencive të udhëtimit do të jetë përsëri në të kuqe në 2022. “Të gjithë specialistët rusë të udhëtimeve po vuajnë jashtëzakonisht dhe askush nuk dëshiron të udhëtojë në Rumani, Republikën Çeke apo Bullgari për momentin,” tha Lüthi.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?