CH-Ballkani
“Pushka e Thaçit” në ballinat e mediave serbe
E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi kujton luftën”
Mediat e shkruara në Serbi është zgjuar këtë të martë të gjitha me deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi deklaroi një ditë më parë, me rastin e 19-vjetorit të betejës së Koshares se Kosova mbetet ende e kërcënuar nga Serbia, por shtoi se këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjet ashtu si në vitin 1999; me pushkë.
E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi kujton luftën”, përcjell albinfo.ch.
“Presidenti i Kosovës kërcënon se do të godasë Serbinë me pushkë. Kjo është një tjetër provë se shqiptarët nuk duan dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e “Kurir”.
Me tituj me të njëjtën përmbajtje u hapën edhe gazetat e tjera të vendit, ndërkohë që në versionet online të tyre, deklarata e presidentit të Kosovës qarkulloi që pasditen e së hënës.
Kosova përkujtoi një ditë më parë betejën e Koshares, një prej betejave kyçe që vendosi fatin e luftës dhe ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës çau kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, të vendosur në atë kohë nga forcat serbe.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













