Shkurt.ch
Qytetarët paguajnë më shumë taksa se sa kompanitë
Me 34.3% kjo është shkalla më e lartë e taksave në vendet e OECD-së që nga sondazhi i parë në vitin 1965, siç është raportuar nga OECD
Në vitin 2015 raporti i të ardhurave tatimore të Bruto Produktit të Brendshëm (GDP) u rrit pak nga 34.2 për qind, sa ishte vitin e kaluar, në 34.3 për qind. Kjo është shkalla më e lartë e taksave në vendet e OECD-së që nga sondazhi i parë në vitin 1965, siç është raportuar nga OECD, përcjell albinfo.ch.
OECD sjell normat tatimore të 25 prej 32 vendeve të anketuara. Këtu përfshin edhe Zvicrën, ku raporti i të ardhurave tatimore të prodhimit ekonomik është rritur nga 27.0 për 27.9 për qind. Kjo do të thotë se Zvicra ka rënë në vendin e dytë në renditjen me normat më të ulëta tatimore në krahasim me vitin e kaluar.
Një tjetër rezultat nga statistikat tatimore të OECD 2016 është edhe barra tatimore që është më e lartë për punëtorët dhe konsumatorët sesa për kompanitë. Për shembull, vëllimi i tatimeve mbi të ardhurat në raport me PBB-në u rrit nga 2013 në 2014 nga 8.3 për qind në 8.4 për qind. Nga ana tjetër, vlera tatimore mbi fitimin e kompanisë u reduktua nga 2.9 në 2.8 për qind.
OECD thotë se në përgjithësi përqindja e tatimit mbi të ardhurat në barrën totale të taksave është rritur që nga kriza financiare, ndërsa pjesa e barrës tatimore është më e ulët.
Mesatarisht, përqindja e tatimit të përgjithshëm të korporatave në vitin 2007 ishte ende 11.2 për qind. Në vitin 2014 ishte vetëm 8.8 për qind. Nga ana tjetër, përqindja e tatimit mbi të ardhurat, kontributet shoqërore dhe taksat e konsumit së bashku kanë arritur një rekord të ri prej 24.3 për qind të PBB-së.
Në Zvicër, nga ana tjetër, kjo marrëdhënie nuk ka ndryshuar ndërmjet vitit 2013 dhe 2014. Ndryshim i vetëm ishte rritje e lehtë në pjesën e taksave kapitale, ndërsa pjesa e taksave mbi konsumin është reduktuar pak. Megjithatë, OECD nuk ka llogaritur ndryshimet afatmesme ose afatgjata për asnjë nga vendet në studim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













