Jeta në Zvicër
Qytetari nga Ballkani terrorizon fqinjët e lagjes në Bazel
Mbeturina, zhurmë, qira të papaguara dhe kërcënime: Nja banor i Bazelit në Zvicër ua ka bërë të rëndë jetën bashkëbanuesve
Që disa vite me radhë, një banor i Bazelit është duke terrorizuar fqinjët e tij në një ndërtesë në lagjen St. Johann. Në ballkonin e tij përdhes, për çdo ditë grumbullohen shishe të zbrazura alkooli dhe mbeturina, të cilat kundërmojnë ashpër.
“Kështu duket për çdo ditë”, ankohet qiradhënësi i banesës në rrugën “Mühlhauserstrasse”. “Jam munduar të bisedoj me te disa herë, mirëpo gjithnjë më ka refuzuar, bile edhe më ka kërcënuar dhe ka treguar agresvitet”, pohon qiradhënësi i cili dëshiron të mbetet anonim.
«Për çdo fundjavë dhe ndonjëherë edhe gjatë ditëve të punës, në banesë diçka festohet. Muzika është aq e zhurmshme sa që e tërë banesa dridhet, personat dehen dhe dalin e hynë deri në orën 03.30 të mëngjesit», vazhdon më tej qiradhënësi për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Një gjë e tillë është duke ndodhur që nga vendosja e tij në banesë, në gusht të muajit 2015. Disa bashkëbanues kanë reaguar edhe më parë, bile disa të tjerë edhe janë zhvendosur, pasi nuk kanë mundur të durojnë stilin ekstravagant të serbit. Ky banues nuk njehë kufi dhe për dy muaj me radhë nuk e ka paguar banesën.
Qiradhënësi disa herë është përpjekur për ta dëbuar nga ndërtesa, mirëpo deri më tani pa sukses, për shkak të interpretimit të ndryshëm të ligjit. Deri më tani, procedura e zgjidhjes së problemeve me banuesin, atij i ka kushtuar rreth 11 mijë franga dhe ai nuk mund ta kuptojë përse.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












