Lajme
Qytetet ‘më tërheqëse’ zvicerane për familjet për të jetuar
Kur kërkoni një vend për të jetuar, duhet të merren parasysh shumë faktorë, nga kostot tek infrastruktura. Zvicra ka mjaft vende të tilla për të zgjedhur, zbulon një studim i ri
Për të përcaktuar se cilat lokacione zvicerane janë ‘më tërheqëse’ për familjet me dy fëmijë, Indeksi i ri i Atraktivitetit të Banimit të UBS shqyrtoi gjithsej 35 variabla, duke përfshirë kostot shumë të rëndësishme të strehimit.
Të gjitha vlerësimet u fokusuan në tre tipe familjesh me burime të ndryshme financiare, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Gjetjet përfundimtare bazohen në ato me të ardhura vjetore bruto prej 145,000 frangash (megjithëse mund të argumentoni se ky nivel të ardhurash nuk është me të vërtetë “mesatar”).
Çfarë gjeti studimi?
Në vend që të shikonte secilin kanton individual, ai ekzaminoi 13 rajone, duke gjetur se “komunat e renditura më të mira karakterizohen nga një infrastrukturë e shkëlqyer, duke përfshirë një gamë të gjerë dyqanesh, kujdes të mirë mjekësor dhe shkolla dhe objekte të kujdesit për fëmijët lehtësisht të aksesueshme”.
Studimi vlerësoi gjithashtu ofertat e kohës së lirë, si objektet kulturore, mundësitë sportive dhe zonat rekreative, transmeton albinfo.ch.
Ju mund të mendoni se të gjitha këto atribute tregojnë për qytetet më të mëdha të Zvicrës, si Cyrihu apo Gjeneva, por nuk është kështu.
Siç thekson raporti, «cilësia e infrastrukturës dhe cilësia e jetës [në ato qytete] nuk mund të jetë gjithmonë më e madhe se kostoja e lartë e jetesës».
Kryesisht për shkak të kostos së banesave (si me qira ashtu edhe në pronësi) në këto qytete famëkeqe të shtrenjta, ‘tërheqja’ e tyre për familjet zbehet në krahasim me zonat periferike dhe qytetet e mesme.
Më tërheqëse mes tyre “shënojnë shumë mirë për sa i përket aksesit, cilësisë së jetës dhe shpesh kanë barrë më të ulët tatimore ose kosto qiraje sesa qendrat e afërta”, zbuloi studimi.
Pra, cilat vende janë më të mira për një familje prej katër anëtarësh?
Për secilin nga 13 rajonet e studiuara, UBS emëroi tri vendndodhjet më tërheqëse për një familje ‘mesatare’
Shumica e tyre, me përjashtim të Bazelit, janë komunitete të mesme ose të vogla. Për shembull, në zonën e Cyrihut, Aarau, Schaffhausen dhe Baden zunë tri vendet e para.
Vevey, Morges dhe Lozana, të gjitha në Vaud, renditen më të lartat në rajonin e Liqenit të Gjenevës; Bazel, Riehen dhe Rheinfelden janë më tërheqës në zonën e Bazelit; ndërsa Interlaken, Thun dhe Unterseen janë më të mirat në rajonin e Berner Oberland.
Çfarë gjeti tjetër studimi?
Ka vetëm disa komuna në Zvicër që mund të mburren me infrastrukturën dhe cilësinë e jetës mbi mesataren, me kosto nën mesataren e strehimit, sipas UBS.
Ata janë Schaffhausen (SH), Goldach (SG), Rheinfelden (AG), Yverdon-les-Bains (VD) dhe Delémont (JU).
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













