CH-Ballkani
Raundi i ri i bisedimeve për emrin mbahet në Ohër
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias sonte në Ohër do të ketë takim me kolegun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, si pjesë e raundit të ri të negociatave për tejkalimin e problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë.
Të dy diplomatët para takimit theksuan se presin progres pozitiv në bisedimet, në drejtim të përafrimit të mëtejmë të pozitave, por larg zgjidhjes për të cilat Athina insiston për ndryshime kushtetuese për të cilat Maqedonia konsideron se janë të panevojshme.
“Shpresoj për progres dhe mendoj se sjellja e Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me procesin sinjalizon se procesi është në fazë delikate dhe jemi të fokusuar pikërisht në këto bisedime. Shpresoj se do të na ndihmojë që ky raund po mbahet në Ohër”, deklaroi Dimitrov para takimit, përcjell albinfo.ch.
Shefi i diplomacisë greke në Beograd para se të udhëtojë për në Ohër tha se është bërë një hap përpara në zgjidhjen e kontestit. Nikos Kotzias gjatë ditës do ta vizitojë edhe Kosovën.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













