Shkurt.ch
Reduktimi i konsumit të kripës shpëton jetën
Nëse hani shumë kripë, mund të jetë fatal për ju. Një reduktim prej 30% gjatë njëzet vjetëve konsumimi të kripës do të shpëtonte mijëra jetë në Zvicër, thotë Murielle Bochud, kreu i Divizionit të sëmundjeve kronike në CHUV (spitali i Lozanës).
Në një intervistë për gazetën frankofone “Matin Dimanche”, mjekja shpjegon se një sasi e vogël e kripës është e nevojshme për të mbijetuar. Trupi ka nevojë për një gram në ditë për të funksionuar si duhet. Por, konsumimi i madh është i rrezikshëm për shëndetin. Shumë kripë bën që presioni i gjakut të ngritet, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjen në tru.
“Ushqimet e gatshme shpesh përmbajnë një sasi të madhe të kripës”, thekson znj. Bochud. Reduktimi gradualisht i sasisë së kripës në këto ushqime të parapërgatitura, nga 5 deri në 10% në vit, nuk do të ishte një ndryshim i madh në shije, shpjegon ajo. Kështu që konsumatorët nuk do të duhej të ndryshonin zakonet e tyre të ushqimit. Me që është një problem mjaft shqetësues, ka shumë gjasa që Parlamenti Federal të merret me këtë çështje përmes një mocioni.
5 gramë në ditë
Konsumi i kripës nuk duhet të kalojë 5 gramë për person në ditë, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Por, në Zvicër, ajo mesatarisht konsumohet deri në 9 gramë. Gati 80% e femrave dhe 94% e meshkujve kanë tejkaluar pragun e përcaktuar nga OBSH-ja, pjesërisht për shkak se ata hanë ushqime të parapërgatitura.
Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dëshiron të reduktojë sasinë e konsumit të kripës nga popullsia për 16%. Qëllimi është për të arritur 5 gramë në ditë, në afat të gjatë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













