Shkurt.ch
Refugjatët pa letra, problem për Zvicrën
Çdo vit vijnë rreth 2.000 deri 4.000 emigrantë pa dokumente në Zvicër.
Dokumentari i SRF-së „Zum Beispiel Neftenbach” tregon për telashet që kanë zyrat e gjendjes civile me refugjatët pa letra. Njerëzit me identitete të panjohura ose false përballen me një sistem që është i bazuar në fakte.
Kodi civil zviceran përcakton se certifikatat e lindjes për të sapolindurit nuk lëshohen derisa identiteti i nënave të tyre të mos zbulohet, përcjell albinfo.ch.
Kështu fillojnë pengesat burokratike. Emigrantëve u kërkohet një letër e gjendjes civile nga shtëpitë e tyre, të cilat mund të dëshmojnë identitetin e tyre.
Zakonisht kjo zgjat katër deri në pesë muaj, derisa identiteti i azilkërkuesve dhe refugjatëve të zbulohet, thuhet në zyrat e gjendjes civile.
Kjo është edhe më problematike. Konventa e OKB –së për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kërkon që fëmijët të regjistrohet menjëherë pas lindjes. Pa certifikata të lindjes, kjo nuk ekziston në Zvicër.
Presioni mbi zyrtarët është i madh kur është fjala për të marrë më shpejt dokumentet e regjistrit civil. Gratë zakonisht tregojnë vetëm emrin, emri i parë dhe datën e lindjes, që janë të regjistruara zakonisht. Nëse ky informacion është i saktë, askush nuk e di.
50 për qind informacione të rreme në lidhje me identitetin janë regjistruar, për shembull, në kantonin e Solothurnit. Rastet më të komplikuara vijnë në gjyq. Në Kantonin Aargau kishin dyfishuar çdo vit rastet gjyqësore që nga viti 2013, thotë Oliver Werthmüller nga Zyra e Gjendjes Civile në Aargau.
Zyrtarët rrezikojnë të marrin një dënim nëse ata vërtetojnë informacion të rremë, thonë zyrtarë në Argau për SRF. Falsifikimi dënohet me burgim deri në pesë vjet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












