Shkurt.ch
Rekord: 3 mijë pjesëmarrës në Davos
Në samitin vjetor botëror të biznesit dhe të elitës politike në qytetin turistik zviceran të Davosit (WEF) do të marrin pjesë 3000 njerëz nga qeveritë, biznesi dhe shoqëria civile, që është rekord për forumin. Forumi i Davosit ose Forumi i Ekonomisë Botërore WEF, i 47-ti me radhë, do të hapet nga presidenti kinez, Xi Jinping.
Kjo është hera e parë që një president kinez po merr pjesë në takimin në Davos. Xi është i shoqëruar nga një delegacion i madh i zyrtarëve kinezë, njoftoi WEF. Samiti i Davosit do të nisë më 17 janar dhe do t’i vazhdojë punimet deri më 20 janar, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu në Davos kanë paralajmëruar praninë Theresa May, kryeministre britanike, shefi i ri i OKB-së, sekretari i Përgjithshëm, António Guterres, si dhe nënpresidenti amerikan, Joe Biden dhe sekretari i Jashtëm amerikan, John Kerry. Biden dhe Kerry janë në detyrë për vetëm disa ditë, derisa qeveria e re e presidentit të ardhmshëm amerikan, Donald Trump, merr përsipër qeverisjen amerikane. Delegacioni amerikan përfshin gjithashtu një anëtar të ekipit të Trumpit.
Në Davos gjithashtu dë të jetë edhe një laureat i çmimit Nobel për Paqe, Juan Manuel Santos, president i Kolumbisë. Përveç kësaj, krerët e Fondit Botëror (FMN) dhe Banka Botërore do të jenë me Christine Lagarde dhe Jim Yong Kim.
Zvicra do të përfaqësohet nga gjashtë Këshillat federalë. Simonetta Sommaruga është e vetmja anëtare e Këshillit, e cila nuk udhëton në Davos. BE-ja gjithashtu dërgon një delegacion të madh evropian.
Angela Merkel ka refuzuar praninë për të dytin vit radhazi në samitin vjetor, presidenti francez, François Hollande dhe kryetari i Kanadasë, Justin Trudeau.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












