Shkurt.ch

Rekord udhëtarësh në aeroportin e Cyrihut

Ka filluar fluksi i madh i pasagjerëve që udhëtojnë për pushimet të verës. Aeroporti i Cyrihut pret më shumë se 100,000 pasagjerë për disa ditë, në javët në vijim. Në ditët e pikut, duhet të jetë disa herë më shumë se 110,000 pasagjerë, gjë që do të ishte një rekord i ri, shkruan albinfo.ch.

Viti i kaluar janë regjistruar 108,040 pasagjerë për një ditë.

Flughafen Zürich AG në një deklaratë ka dhënë këshilla për udhëtarët që ia mësyjnë aeroportot të Cyrihut.

Në përgjithësi, udhëtarët duhet të planifikojnë kohë të mjaftueshme. Për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve, është e këshillueshme të mbërrijnë në aeroport të paktën dy orë përpara nisjes së aeroplanit.