CH-Ballkani
Rifat Jashari falënderon popullin shqiptar për ndihmën e dhënë
Për vëllain e komandantit legjendar të UÇK-së, lufta e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e shqiptarëve në anën tjetër të kufirit
Në Tiranë është përkujtuar rënia e Adem Jasharit e familjes së tij dhe epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për vëllain e komandantit legjendar të UÇK-së, lufta e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e shqiptarëve në anën tjetër të kufirit.
“E falënderoj mbarë popullin shqiptar të Shqipërisë për pritjen e respektin gjatë asaj periudhe të luftës në Kosovë. I falënderoj të gjithë për kontributin edhe përpara luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës”, ka deklaruar Rifat Jashari, përcjell albinfo.ch.
Ajo çfarë bëri UÇK-ja për Kosovën shihet edhe sot nga politikanët e diplomatët si një udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit 10-vjeçar.
“Është frymëzimi ynë. Mbi të gjitha është busulla jonë në rrugëtimin e konsolidimit të shtetit tonë në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar”, theksoi Sylë Ukshini, ambasador i Kosovës në Shqipëri.
Për Pandeli Majkon, ish-kryeministër i asaj kohe që menaxhoi një situatë mjaft të vështirë, ajo çfarë Jasharët dhe UÇK-ja kanë lënë pas është një mesazh shumë i rëndësishëm për brezat e së ardhmes.
“Shpesh liria ka peshën e heshtjes së të rënëve. Kemi vetëm një detyrë në të tilla raste, për të transmetuar tek ata që vijnë më pas mesazhin e burrave dhe grave, të cilët në ditët e vështira të kombit treguan veten”, u shpreh Majko, tani ministër i Diasporës në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













