Lajme
Rikthehen kolonat në Merdarë
Derisa gjatë ditës, mërgimtarët kanë pritur nga tri orë, në mbrëmje kanë pritur deri në pesë orë, kurse në shumë raste edhe në gjashtë orë
Pritjet e gjatë në kufirin me Serbinë kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës. Mërgimtarët kanë pritur pesë deri në gjashtë orë për të kaluar kufirin, bën të ditur “KTV”.
Bashkatdhetarët pasi ishin për pushime në Kosovë, tani po kthehen në vendet e tyre, por ashtu siç kishin hyrë, duke pritur me orë të tëra, ashtu edhe po dalim, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Ministria e Diasporës dhe Policia e Kosovës kanë bërë thirrje që të përdoren edhe pikëkalimet tjera kufitare.
Derisa gjatë ditës, mërgimtarët kanë pritur nga tri orë, në mbrëmje kanë pritur deri në pesë orë, kurse në shumë raste edhe në gjashtë orë.
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka lutur mërgimtarët edhe një herë që para se të nisen të shikojnë online aplikacionin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Mërgimtarët nuk presin që kjo gjendje të përmirësohet pavarësisht që ata nuk kanë provuar të zgjedhin pikat e tjera kufitare.
Pritjet deri në një orë janë edhe tek pik kalimi kufitar tek Dheu i Bardh, ndërsa në pikë kalimet e tjera kufitare koha e pritjes është 5 deri në 15 minuta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












