Autotech

Roboti pushohet nga puna, ishte shumë i shpejt

Ai arrinte të përgatiste deri në 2000 hamburgerë në ditë, por pjesa tjetër e të punësuarve nuk ishin në të njëjtin ritëm me të

Në Kaliforni, pas pak orësh punë, është pushuar roboti Flippy, në rrjetin e fast food-eve në qytetin Pasadena: ai arrinte të përgatiste deri në 2000 hamburgerë në ditë, por pjesa tjetër e të punësuarve nuk ishin në të njëjtin ritëm me të.

“Kur je në kuzhinë dhe punon me njerëz të tjerë je mësuar të flasësh dhe të koordinosh punën. Me Flippy kjo nuk ishte e mundur, duhej të organizohesh duke ndjekur ritmin e tij”, është shprehur për “USA Today”, Anthony Lomelino, nga “Cali Group”.

Në praktikë ka nevojë për më shumë kohë për të koordinuar punën që bëhet nga robotët dhe njerëzit, përcjell albinfo.ch.

Ky nuk është i pari eksperiment i robotëve të përdorur në restorante.

Në San Francisko, “Zuma Pizza” po provon të përfshijë një robot picajol, ndërsa gjithnjë në qytetin e Kalifornisë, Sally the Robot përgatit sallata. Inteligjenca Artificiale u ka dhënë mundësinë këtyre robotëve të mësojnë të punojnë (kuzhinier, infermier, shankist etj).

Një raport i vitit 2017 i Pew Research Center tregoi se tre në katër amerikanë e konsiderojnë realist faktin që robotët do të zëvendësojnë njeriun në pjesën më të madhe të profesioneve në të ardhmen.