Shkurt.ch
“Roche”, rritje të fortë fitimi
Kompania farmaceutike “Roche” tha se ka regjistruar rritjen e të ardhurave në tremujorin e parë për shkak të shitjeve të barnave për të trajtuar kancerin dhe për imunologji, njoftoi “MarketWatch”.
Kompania me seli në Bazel të Zvicrës ka thënë se shitjet për tre muajt janë mbyllur më 31 mars , duke regjistruar rritje 5%, në 12.41 miliardë franga zvicerane (12.88 miliardë dollarë), nga 11.83 miliardë franga në fund viti, e cila ka tejkaluar vlerësimet e analistëve që parashikuan 12.28 miliardë franga.
Kompania tha se të ardhurat nga shitja e produkteve farmaceutike janë rritur në 9.8 miliardë franga, nga 9.32 miliardë franga sa ishin një vit më parë. Të ardhurat nga njësi diagnostikuese u rriten në 2.61 miliardë franga, nga 2.51 miliardë franga. “Roche” nuk publikon raportet tremujore të fitimit.
Kompania ka konfirmuar parashikimin për vitin 2016, duke thënë se ata presin që shitjet të rriten mes 1% dhe 3% me kursin e këmbimit të vazhdueshëm. “Roche” konfirmoi se pritet rritje e mëtejshme e dividenteve në franga zvicerane.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












