LIFESTYLE

Rrëfimi i aktores Judd

Duke treguar për herë të parë në publik disa ngjarje të hidhur të jetës së saj, Judd  në konferencën, ‘Women in the World Summit’ , tha se ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.  

Aktorja e njohur Ashley Judd ka bërë të ditur se në të kaluarën është përdhunuar tri herë.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues, i cili mund të kërkonte të drejtat mbi fëmijën”, ka thënë aktorja.

Aktorja ka thënë se nuk duhet të ketë rregulla kur bëhet fjalë për trupin e femrave.