Bota
Rreziku nga i nxehtit, mund të trefishohen vdekjet
Vdekjet nga nxehtësia mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale
Sipas një studimi, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja.
Një studim i botuar në revistën Lancet Public Health zbuloi se numri i vdekjeve do të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe madje mund të përshpejtohet, ndërsa më shumë njerëz plaken dhe janë më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.
Me ngrohjen globale, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit, u shprehën studiuesit. Sipas studiuesve rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Vdekjet nga nxehtësia mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale. Sot, vdekjet nga nxehtësia në Evropë janë 44,000. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Evropë mund të rritet nga 407,000 njerëz sot në 450,000 deri në vitin 2100, edhe nëse udhëheqësit botërorë arrijnë objektivin e tyre për ngrohjen globale 1.5 gradë Celsius, sipas studimit.
“Ky hulumtim është një kujtesë e ashpër e numrit të jetëve që ne po rrezikojmë nëse nuk veprojmë mjaftueshëm për ndryshimet klimatike”, tha Madeleine Thomson, drejtuese e ndikimeve klimatike dhe përshtatjes në shoqatën bamirëse të kërkimit shëndetësor Wellcome.
Trefishimi i parashikuar i vdekjeve nga nxehtësia në Evropë nuk është e vetmja pasojë e temperaturave të larta, shtoi ajo, duke vënë në dukje lidhjen e nxehtësisë ekstreme me abortet dhe shëndetin mendor më të keq.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












