Bota
Rritet emigracioni i paligjshëm në Gjermani
Ekspertët thonë se të rinjtë nuk duan të jetojnë në një vend ku çdo ditë ka raportime për shpërthimin e mundshëm të luftës
Të dhënat e Policisë Federale gjermane treguan se gjatë 2023-shit, numri i emigrantëve të paligjshëm në vend u rrit me 33.4% krahasuar me një vit më parë.
Në raport thuhet se dyshohet që numri i personave të hyrë ilegalisht është 266,224 vetë. Shumica tyre ishte kapur nga policia federale. Sipas BKA-së Agjencia Evropiane e Kufijve dhe Rojës Bregdetare regjistroi 380,200 kalime të paligjshme përgjatë kufirit të jashtëm të 29 vendeve që bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen.
Ky është numri më i lartë vjetor që nga viti 2016. BKA-ja tha se vendet kryesore të origjinës të njerëzve që vijnë ilegalisht në Gjermani janë Siria (54,207), Turqia (35,732) dhe Afganistani (35,370). Sipas BKA-së, shumë nga këta emigrantë janë ndihmuar nga kontrabandistë dhe trafikantë të qenieve njerëzore, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, vihet re dhe një largim masiv te të rinjtë nga Evropa Juglindore drejt Perëndimit. Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimor është prekur rëndë nga largimi i brezit të ri. Sipas të dhënave të Qendrës Federale Gjermane për Edukim Politik, pothuajse një në tre banorë të Maqedonisë së Veriut tani jeton jashtë vendit. Autoritetet federale tërheqin vëmendjen për faktin se emigrantët kontribuojnë ndjeshëm në mirëmbajtjen e familjeve të tyre në vendlindje.
“Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, remitancat përbëjnë rreth dhjetë për qind të Prodhimit Bruto. Situata politike në Ballkan është ende e pasigurt, edhe 30 vjet pas luftërave në Jugosllavi. Mosmarrëveshjet e Serbisë me Bosnjë e Hercegovinën, me Kosovën, Malin e Zi dhe Kroacinë, mosmarrëveshjet e Kroacisë me Malin e Zi dhe tensionet mes Maqedonisë së Veriut me vendet e tjera janë rritur së fundmi.
Ekspertët thonë se të rinjtë nuk duan të jetojnë në një vend ku çdo ditë ka raportime për shpërthimin e mundshëm të luftës, ndërsa theksojnë nevojë për më shumë sundim të ligjit, më shumë drejtësi dhe më pak nacionalizëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













