Lajme
Rritet sërish numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani
Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur sërish gjatë muajt shtator. Kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të EUROSTAT.
Një vit pasi Berlini futi Shqipërinë në listën e vendeve të origjinës së sigurt, fenomeni i kërkimit të azilit është rikthyer.
Sipas të dhënave zyrtare të BE-¬së, në shtator 2 250 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, që është numri më i lartë për këtë vit, njofton albinfo.ch.
Në janar ky numër ishte 1 200, kurse në mars vetëm 825 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues. Por, numri nisi të rritej sërish në verë, duke shkuar në 1 390 në korrik, 1 635 në gusht dhe 2 250 në shtator.
Në total nga janari në shtator 11 895 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit. Ky numër është katër herë më i ulët se sa ishte në vitin 2015, ku mbi 44 mijë veta kërkuan azil.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













