Shkurt.ch
Shtim i madh i interesimit të zviceranëve për armë
Me rritjen prej 70 për qind, trendi i mbajtjes dhe blerjes së armëve ka marrë hov më së shumti në kantonin Vaud.
Gjatë vitit që po e lëmë pas, zviceranët kanë kërkuar dukshëm më shumë leje për të mbajtur armë se në vitin paraprak, gjegjësisht është shtuar edhe blerja e armëve.
Siç tregon një sondazh i realizuar në 12 kantone nga emisioni «10vor10» i televizionit të transmetuesit publik srf, rritja në këto kantone ka qenë mesatarisht rreth 20 për qind. Por, me rritjen prej 70 për qind, trendi i mbajtjes dhe blerjes së armëve ka marrë hov më së shumti në kantonin Vaud. Kështu, përderisa në vitin 2014 ishin bërë 2427 kërkesa për mbajtje të armës, në vitin 2015 numri i tyre është ngritur në më shumë se 4200.
Kritik ndaj këtij trendi është treguar në emisionin «10vor10» Martin Boess, drejtor i Qendrës Zvicerane për parandalimin e krimit. Boess ka thënë se sa më shumë armë që të ketë në qarkullim, aq më i madh bëhet rreziku për popullatën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












