Shkurt.ch
Rrugët do të ngarkohen para festave të Pashkëve
Datat e pushimeve përkojnë në disa vende evropiane. Pritet tashmë të shohim kolona të gjata të makinave në pjesën veriore të tunelit Gotthard gjatë fundjavës para Pashkëve. SBB/CFF do të vëjë në dispozicion 46.000 vende shtesë gjatë ditëve kritike.
Shumë pushues kanë dëshirë të shkojnë në jug në këtë kohë të vitit. Ata që kanë mundësinë të marrin rrugën para të enjtes, do të jenë të privilegjuar, pa dyshim. Por, megjithatë, atyre do t’u duhet të presin rreth një orë, thotë Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA) në një deklaratë.
Udhëtarët që duan të kalojnë të enjten në Gotthard, ‘ditën e së enjtës së shenjtë’ dhe të nesërmen do të bllokohen të paktën për dy orë ose më shumë. Është gjithashtu e mundur që pritjet të vazhdojnë gjatë gjithë natës, paralajmëron FEDRO/OFROU. Situata pritet të normalizohet vetëm të premten në mbrëmje.
Alpet dhe Italia, shumë të prekura
Rrugët e ndryshme kryesore në Oberlandin e Bernës, të kantoneve Graubunden dhe Valais, do të jenë gjithashtu shumë të prekura nga qarkullimi i madh gjatë kësaj periudhe. Udhëtarët do të presin shumë në rrugët doganore Au, Koblenz, St. Margrethen dhe Thayngen, bën me dije FEDRO/OFROU.
SBB/CFF ka planifikuar përforcime të linjave që shkojnë në jug gjatë fundjavës së Pashkëve. Trenat e rregullt do të jenë të pajisur me makina të tjera, ndërsa 28 trena të tjerë do të vihen në qarkullim.
Vala më e lartë e kthimeve pritet të ndodhë të hënën e Pashkëve dhe gjatë fundjavës në vijim. Është e rekomanduar që udhëtarët në drejtim të veriut të nisen para mesditës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












