Sport

Rrustemi, kampion i botës

Erzen Rrustemi ka triumfuar në Aarhus të Danimarkës, ku ka pasur mbështetje të madhe nga shqiptarët ndaj argjentinasit, Ricardo Ramirez, duke e nokautuar në raundin e dytë

Boksieri shqiptar, Erzen Rrsutemi është shpallur kampion i botës në versionin WBF, shkruan albinfo.ch.

Rrustemi ka triumfuar në Aarhus të Danimarkës, ku ka pasur mbështetje të madhe nga shqiptarët ndaj argjentinasit, Ricardo Ramirez, duke e nokautuar në raundin e dytë.

Rrustemi ishte përgatitur një kohë të gjatë për këtë meç shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe ka dominuar ndaj kundërshtarit.

Boksieri nga Zhegra e Gjilanit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dëshmoi edhe një herë fuqinë e tij, derisa pritet që edhe në të ardhmen të vazhdojë me fitore.


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriErzen  Rrustemi
  • Prejardhja:Zhgër - Gjilan
  • Vendi ku vepron:Zvicër
  • Profesioni:Bokiser