Sport
Rrustemit i organizohet pritje prej kampioni
Boksierit shqiptar i është organizuar pritje madhështore. Erzen Rrustemi i ka falënderuar mikpritësit dhe ka theksuar se kjo e motivon që të punojë edhe më shumë
Boksierit shqiptar, Erzen Rrustemi i është organizuar pritje madhështore në aeroportin e Prishtinës edhe më pas në qytetin e Gjilanit, raporton albinfo.ch.
Rrustemi ditë më parë u shpall kampion i botës në versionin WBF. Ai është nga Zhegra e Gjilanit. Qindra njerëz e kanë pritur në aeroport me flamuj shqiptarë dhe kanë brohoritur ‘Mirë se vjen kampion’.
Ai ka falënderuar edhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri. “E di që ju kam gëzuar me suksesin e fundit, ku u shpalla kampion bote në versionin WBF dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Kjo pritje dhe mbështetje e manifestuar gjatë gjithë kohës, prej që jam në boksin profesionist, më motivon dhe më obligon për të punuar edhe më shumë që të sjellë edhe tituj të tjerë”, ka thënë boksieri shqiptar në konferencën për media.
Edhe Lutfi Haziri është shprehur se është nder të presësh kampionin e botës dhe organizimi është gjëja më e vogël që kanë mundur të bëjnë për të.
Në Gjilan i është organizuar edhe një pritje për kampionin shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht











