Shkurt.ch
Sa fitojnë deputetët zviceranë?
Rreth 130 mijë franga zvicerane është paga vjetore e një deputeti zviceran nëse përfshihen edhe mëditjet dhe kompenzimet e tjera. Paga vjetore e ligjvënësve zviceranë në 20 vjetët e fundit është dyfishuar.
Më 1995 njerëzit e zgjedhur nga populli kanë fituar 12 mijë franga pagë vjetore.
Deputetët, siç raporton 20 min, duke iu referuar faqes së parlamentit marrin mëditje 440 franga për një seancë, ndërsa nëpër komisione dhe delegacione ata marrin dyfish më shumë.
Vitin e kaluar një deputet i parlamentit zviceran ka fituar mesatarisht 40.205 franga vetëm për mëditje, ndërsa deputetët e Dhomës së vogël kanë fituar mesatarisht 47.702 franga.
Benefitet për deputetët nuk përfundojnë me kaq. Ata kompensohen me 115 franga për ushqimin ditëve kur marrin pjesë nëpër seanca parlamentare.
Për deputetët që vijnë nga larg në seanca parlamentare parashihet një shumë prej 180 frangash për çdo natë bujtje në Bernë.
Deputetët nëse vijnë me tren mund të zgjedhin ndërmjet një abonamenti gjeneral AG në klasin e parë, apo një kompenzim paushall prej 4.640 frangash.
Jo vetëm kaq. Deputetët mund të vijnë edhe me veturë dhe shpenzimet e tyre për parkingje do të kompenzohen.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












