E-Diaspora

Sa janë të përgatitur qytetarët e Zvicrës për rastet e krizave

Qeveria zvicerane ka kohë që rekomandon se çdo shtëpi duhet të ketë mjaftueshëm rezerva ushqimore në rast krize.

Por, studimet e reja tregojnë se shumica e qytetarëve nuk janë të përgatitur.

72% e shtëpive nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe ujë për më shumë se 1 javë. Këto janë të gjeturat e ‘Agroscope’.

Shumica e qytetarëve nuk e shohin të nevojshme përgatitjen, përcjell albinfo.ch.

Por, ka disa familje që janë të gatshme, rreth 20% kanë rezerva për më shumë se një javë.