Jeta në Zvicër
Sa punojnë gratë dhe burrat në shtëpi?
Përderisa gratë dërmohen në përpjekje për t’i kryer punët e shtëpisë, meshkujt qëndrojnë të qetë. Me një pajisje në internet, tani burrat mund ta matin veten se sa i madh është faktori tyre i pashallëkut
Gratë lajnë dhe hekurosin, nga ana tjetër, meshkujt riparojnë gjësende: Amvisëritë zvicerane janë të organizuara ashtu si edhe më parë, me ç`rast gruaja e mban peshën më të madhe të familjes. Në tetë nga dhjetë obligimet në amvisëri dhe në përkujdesjen e fëmijëve, më pak se çdo i dhjeti burrë e ka përgjegjësinë kryesore. Një konstatim të tillë e dëshmon edhe studimi i shoqatës bazë të organizatës së burrave e etërve zviceranë (männer.ch), njofton Albinfo.ch.
“Për shembull, më pak se katër për qind të etërve janë përgjegjës kryesorë për larjen e rrobave, ndërsa për riparimet 75 për qind, ka shpjeguar Nicolas Zogg, zëdhënësi i männer.ch. Sa më shumë një punë të duket femërore, aq më pak burrat e marrin përgjegjësinë kryesore: “Shumica e burrave nëpër shtëpi sillen si pasha. Veprimet e tilla llogariten si joburrërore dhe shumë të rrallë janë ata që e kanë përjetuar një baba në jetën e përditshme në këto punë amvisërie”.
Por, ka edhe obligime për të cilat përgjegjësia në shumicën e rasteve është e përbashkët: “Për shembull gjatë lojës me fëmijë”, vazhdon Zogg për “20 Minuten”. Por, në rast të sëmundjes, përgjegjësia kryesore sërish i mbetet nënës (71 për qind).
Me një pajisje në internet, tani burrat mund ta matin veten se sa i madh është faktori tyre i pashallëkut. “Gjurma e këmbës – MenCare” tregon se sa përgjegjësi ka burri në shtëpi”, pohon Zogg.
Një shembull i organizimit të obligimeve nëpër shtëpi është edhe këshilltari nacional zviceran i SP-së, Beat Jans dhe bashkëshortes së tij, të cilët obligimet e amvisërisë i ndajnë në pjesë të njëjta. Pasi që të dy punojnë pjesërisht, është i nevojshëm një organizim i madh: “Bashkëshortja ime dhe unë, për çdo javë ulemi dhe planifikojmë. Gjithçka regjistrohet në agjendën e përbashkët. Përkundër kësaj, ndonjëherë na nevojitet edhe angazhimi i gjyshes për t’i arritur të gjitha”.
Për sjelljen burrërore në familje, Jans shpjegon: “Duhet të ndahen të gjitha obligimet edhe ato që nuk janë të dëshiruara. Një sistem i tillë ndihmon në lidhjen me partnerin, i lejon asaj hapësirë të qetësohet dhe kjo është një veti fisnike e burrit”. Për këtë çështje duhet të vënë gisht edhe ekonomia dhe politika.
Ndryshe mendon këshilltari nacional i SVP-së, Sebastian Frehner: “Unë punoj me orar të plotë, bashkëshortja ime me orar të pjesërishëm. Edhe ashtu jam i stërngarkuar me aktivitetin tim politik dhe profesional, ndërsa ajo ka kohë për t’u kujdesur për amvisërinë”.
Por, së shpejti kjo rrjedhë do të ndryshojë, pasi vajza e tyre do të fillojë me shkollim në foshnjore dhe mbetet të shihet nëse do të angazhohet më tepër në amvisëri.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













