Sport
Sami Morina përfaqëson Kosovën në garën e Ironman në Majorka të Spanjës
“Po përfundoja garën në Ironman, si njeriu i parë që përfaqëson Kosovën në këtë garë”, shtoi tutje Morina
Garuesi shqiptar, Sami Morina, i cili vepron në Zvicër nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai ka përfaqësuar Kosovën në garën e Ironman (tre garësh) në Majorka të Spanjës, shkruan albinfo.ch.
Ai është shprehur se ka realizuar ëndrrën. “Gjatë fillimit të garës më sundonte adrenalina. Fillova garën rreth orës 07:50 dhe kisha shumë emocione. Kam notuar 1.9 kilometra për 28 minuta dhe më pas kam marr biçikletën për të përshkruar shtegun malor në Majorka me lartësi mbidetare prej 950 metrave. Kishte shumë vështirësi, por edhe kënaqësi”, është shprehur Sami Morina për albinfo.ch.
Më pas ka filluar gara tjetër e vështirë, duke vrapuar. “Kur kemi arritur në Alcudia, kishte festë të madhe dhe me duartrokitje arrita tek ndërrimi i zonës 90 kilometra me kohën 2:36, dhe më pas kam filluar të vrapoj me një temperaturë prej 23 gradë Celsius, megjithatë, në mendja kishte vetëm të përfundoj garën. Përfundova vrapimin prej 21 kilometrave për 1:30 orë, dhe ishte ndjesia më e bukur në ato momente, ishte realizimi i ëndrrës time. Po përfundoja garën në Ironman, si njeriu i parë që përfaqëson Kosovën në këtë garë”, shtoi tutje Morina.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira

















