Lajme
Së shpejti marrëveshje Zvicër-Greqi mbi tatimet
Në llogaritë bankare të Zvicrës konsiderohet se janë të deponuara në mes 15 dhe 20 miliardë euro para të papastra greke
Zvicra është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje për taksat me Greqinë. Kjo marrëveshje do të sigurojë që personat nga Greqia të cilët në vendin e tyre i kanë ikur pagimit të tatimeve duhet të paguajnë një tatim prej 21 për qind për paratë që i kanë deponuar “në të zezë” në Zvicër.
Pas kësaj pagese ata nuk do të jenë më të kërcënuar nga asnjë ndjekje penale. Ndërsa ata mund të jenë objekt i ndjekjes penale në rast se nuk e kanë paguar taksën e përmendur, shkruan din.de. Në atë rast, taksa ose dënimi i tyre do të rritej në 40 për qind.
Në llogaritë bankare të Zvicrës konsiderohet se janë të deponuara në mes 15 dhe 20 miliardë euro para të papastra greke. Me një tatim prej 21 për qind, në arkat e shtetit grek do të derdheshin tre deri në 4 miliardë euro, thotë eksperti austriak i ekonomisë nga Universiteti i Linzit, Friedrich Schneider.
Në këtë mënyrë Greqia po bën përpjekje për t`i shpëtuar bankrotimit si shtet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














