Kosova
Sefaj: Largimi im ka prapavijë politike të stilit ballkanik
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se përpos largimit të tij, institucionet është dashur të merren më shumë edhe me menaxhimin e situatës së krijuar pas dëbimit të gjashtë turqve nga Kosova. Ai ka pranuar se nuk kanë arritur ta menaxhojnë situatën.
“Në vend që të kërkohet largimi, në këtë rast imi, është dashur të formohet një task-forcë, e cila do ta menaxhonte situatën: për atë se a duhet dikush të shkojë në Turqi, t’i kërkojë ata njerëz, të kërkohet nga Erdogani se si trajtohen ata, po ashtu t’u shpjegohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së”, ka thënë ai në emisionin Zona B, përcjell albinfo.ch.
Sefaj edhe një here ka thënë se i vjen keq për arsyet e largimit nga ky post. “Nuk e konsideroj se arsyeja bazohet në ato kritere, por lojërat politike janë të tilla, janë mjaft ballkanike. ‘Bizantine’ ndoshta është term më i sofistikuar, por ‘ballkanike’ mendoj se është terminologjia e saktë”, tha ai.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se kur ka dorëzuar dorëheqjen, nuk ka kërkuar që AKR-ja të vazhdojë të mbesë pjesë e qeverisë. Sefaj ka deklaruar se largimi nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe ndarja me bashkëpunëtorët ka qenë akt shumë i vështirë. Ish-ministri ka pranuar se ai nuk i ka informuar presidentin dhe kryeministrin lidhur me veprimet për deportimin e gjashtë shtetasve turq, pasi thotë se atë është dashur ta bëjë AKI-ja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











