Serbët i prishin punët me EULEX-in
EULEX:Nuk do të ndikojë në punën e gjykatësve dhe policisë së BE-së që gjendet në këtë pjesë të vendit
Këshilltarët serbë të komunës paralele të Mitrovicës, me shumicë votash, mbrëmë kanë sjellë një vendim që ndërprerja e bashkëpunimi të zgjas derisa EULEX-i nuk fillon të sillet dhe punon në përputhje me mandatin që ka.
Po ashtu, me këtë vendim, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të bashkësive joserbe iu është thënë të rishqyrtojnë veprimet e tyre dhe të përcaktohen se cilat interesa do t’i përfaqësojnë në të ardhmen.
Por, zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se vendimi i serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës për të ndërprerë bashkëpunimin me misionin e BE-së në Kosovë, nuk do të ndikojë në punën e gjykatësve dhe policisë së BE-së që gjendet në këtë pjesë të vendit.
Ndërkohë, sekretari shtetëror i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i cili ka qëndruar dje në Mitrovicë, ka thënë se sot mund të sillet vendimi rreth shtyrjes për gjashtë muaj të regjistrimit në Kosovë, të paralajmëruar për 1 prill dhe se Serbia insiston që këtë regjistrim ta zbatojë Zyra për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS).
Sipas tij, për shtyrje të regjistrimit ka klimë politike dhe se për UNOPS-in, nëse merr ndonjë detyrën për regjistrim të popullsisë në tërë territorin e Kosovës, do të ishte detyrë serioze.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse













