Bota
SHBA dhe Irani afër marrëveshjes
Marrëveshja do të marrë formën e një memorandumi mirëkuptimi, i cili do të shërbejë si bazë për negociata të mëtejshme mbi një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve për çështjet ende të pazgjidhura
Një marrëveshje paraprake mes Iranit dhe SHBA-së mund të shpallet së shpejti nën emrin “Deklarata e Islamabadit”, raporton Al Arabiya duke cituar burime të rëndësishme në Islamabad.
Sipas raportimeve, marrëveshja do të marrë formën e një memorandumi mirëkuptimi, i cili do të shërbejë si bazë për negociata të mëtejshme mbi një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve për çështjet ende të pazgjidhura.
Burimet thanë se Pakistani do të shpallë zyrtarisht memorandumin pa praninë direkte të delegacioneve negociuese nga Uashingtoni dhe Teherani.
Më pas, të dyja palët pritet të dërgojnë krerët e delegacioneve të tyre përkatëse kur të nisin negociatat për marrëveshjen finale, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Sipas Al Arabiya, raundi i ardhshëm i bisedimeve mund të zhvillohet më 5 qershor, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.
Raporti vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit lidhur me programin bërthamor iranian dhe sanksionet ekonomike, ndërsa përpjekjet diplomatike për një marrëveshje të re duket se po intensifikohen.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” Më 14 qershor para zviceranëve me të drejtë vote qëndron iniciativa e SVP-së “kundër një Zvicre... -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore












