Shkurt.ch
Shefi i SDC-së, për vizitë në Shqipëri
Sager ka vizituar në terren projektet zvicerane në vazhdim në arsimin profesional, qeverisje vendore dhe shëndetësi.
Ai shoqërohej nga Andreas Gerrits, zëvendësdrejtor i Divizionit të Ballkanit Perëndimor në SDC, nga ambasadori zviceran, Christoph Graf dhe përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës.
Siç raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare, në ndalesën e parë në Lezhë, Sager vizitoi shkollën profesionale “Kolin Gjoka”, e mbështetur nga projekti zviceran “Aftësi për punë”.
Sager pati shkëmbime me drejtuesit e shkollës dhe stafin e projektit, ku mësoi mbi arritjet dhe sfidat në fushën e arsimit profesional. Zvicra mbështet reformat e sistemit të arsimit profesional në Shqipëri dhe ndihmon në harmonizimin e arsimit profesional me praktikën.
Në ndalesën e dytë, në Burrel, Sager u takua me kryetarin e Bashkisë, Nezir Rizvani dhe mësoi mbi reformën territoriale administrative, decentralizimin dhe planet e zhvillimit vendor. Ai vizitoi Qendrën e re me Një Ndalesë në Burrel, e cila lidh qendrat rurale dhe urbane përmes shërbimeve elektronike për qytetarët.
Delegacioni zviceran vizitoi dy qendra shëndetësore të mbështetura përmes programit “Shëndet për të gjithë”, financuar nga qeveria zvicerane. Ai u takua me profesionistë të shëndetësisë, doktorë dhe infermiere, të cilët janë pjesë e grupeve të rishikimit, ku ndahen njohuri profesionale dhe merren kreditë për përparimin profesional.
Së fundi, delegacioni vizitoi ish-kampin e punës dhe burgun e Spaçit, ku u njohën me të kaluarën komuniste të Shqipërisë si dhe u takuan me një ish të burgosur.
Vizita vazhdon në dy ditët e ardhshme me takime të planifikuara me kryeministrin Edi Rama, ministren e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













