Shkurt.ch
Shënohet 75 vjetori i “Raportit të Rütli-t”
Atëbotë vendi ishte i rrethuar nga fuqitë e boshtit dhe gjenerali Guisann kishte apeluar për më shumë unitet dhe rezistencë
Dje, më 25 korrik,ministri federal i mbrojtjes, Ueli Maurer, i shoqëruar nga shumë oficerë të Ushtrisë së Zvicrës ka shënuar 75 vjetorin e “Raportit të Rütlit”. Fjala është për evenimentin historik kur gjenerali i atëhershëm Henri Guisann, pikërisht më 25 korrik të vitit 1940 i ishte drejtuar kreut ushtarak me një raport dramatik për gjendjen në të cilën ndodhej Zvicra.
Atëbotë vendi ishte i rrethuar nga fuqitë e boshtit dhe Guisann kishte apeluar për më shumë unitet dhe rezistencë.
Duke e shfrytëzuar këtë përvjetor, Maurer dhe oficerët kanë propaguar pikëpamjet e tyre lidhur me politikën e sigurisë në vend, njofton srf.ch. Ata kanë apeluar po ashtu për më shumë unitet dhe për një ushtri të fortë të Zvicrës.
Në manifestimin në Rütli, buzë liqenit Urnersee kanë marrë pjesë rreth 450 mysafirë nga jeta politike e Zvicrës si dhe pjesëtarë të familjes së gjeneralit Guisann.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













