Autotech
Shitjet më 2018: iPhone X në vendin e parë
Në vend të 6 ka ndjekur Galaxy S9 Plus, produkti kryesori Samsung, që ka dërguar 5.3 milionë njësi në tremujorin e parë
iPhone X ka qenë smartphone më i shitur në tremujorin e parë 2018, gjë që shton lajmet pozitive për investitorët e Apple, pas publikimit të raportit të të ardhurave më herët gjatë javës.
Apple ka dërguar 16 milionë njësi të iPhone 10 në tremujorin që përfundoi më 31 mars, duke zënë 4.6% të tregut të të gjithë modeleve gjatë periudhës. Ky i fundit, u ndoq nga iPhone 8 dhe 8 Plus, me 12.5 milionë dhe 8.3 milionë njësi në mënyrë respektive, përcjell albinfo.ch.
Më pas ndoqi iPhone 7 me 5.6 milionë. Xiaomi, që po përgatit listimin në Hong Kong nëpërmjet një oferte publike fillestare, ka dërguar 5.4 milionë njësi të produktit me çmim të ulët, Redmi 5A.
Në vend të 6 ka ndjekur Galaxy S9 Plus, produkti kryesori Samsung, që ka dërguar 5.3 milionë njësi në tremujorin e parë. Megjithatë, ky i fundit ka qenë në shitje për një periudhë të shkurtër gjatë tremujorit, duke e bërë rivalin kryesor të iPhone 10 në treg, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Galaxy S9 dhe S9 plus janë prezantuar në shkurt dhe kanë nisur shitjen në mes të muajit mars, duke mos patur të dhëna për tremujorin e plotë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën