Sport
Shkëlzen Gashi kalon momente të vështira te Bazeli
Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili luan për “FC Basel”, Shkëlzen Gashi është duke kaluar nëpër momente të vështira në karrierën e tij futbollistike. Golashënuesi më i mirë i Zvicrës në dy vitet e fundit (19 dhe 22 gola) nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme nën drejtimin e trajnerit të ri, Urs Fischer në sezonin 2015/2016.
Në ndeshjen e fundit që Bazeli e zhvilloi kundër ekipit Young Boys,(1-0), Gashi ndeshjen e përcolli nga tribuna. Ai nuk ishte ftuar as si rezervist.
Pas ndeshjes, gazetarët zviceranë pyetën trajnerin për mungesën e Gashit, i cili ironikosht ishte përgjigjur. “Ne kemi 28 lojtarë në skuadër, por vetëm 18 janë të lejuar për t`i ftuar për një ndeshje. Edhe Kakitani nuk ishte i ftuar në grup”, ka thënë trajneri Fischer, njofton “albinfo.ch”.
E në anën tjetër futbollisti Gashi, si ngushëllim ka gjetur të bëjë një fotografi me yllin e tenisit Roger Federer i cili është një fans i FC Baselit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira
















