Jeta në Zvicër
Shkencëtari i njohur do t’i japë fund jetës në Zvicër
Ai do t’i japë fund jetës në një klinikë në Bazel
Shkencëtari i njohur australian, David Goodall, 104 vjeçar, do të udhëtojë në Zvicër për t’i dhënë fund jetës, njoftoi një shoqatë pro aplikimit të eutanazisë.
Ai nuk vuan nga asnjë sëmundje në fazën e fundit të jetës, por cilësia e jetës së tij është përkeqësuar.
Ai ka siguruar një takim me një organizatë pro eutanazisë për t’i dhënë fund jetës në një klinikë Bazel, sipas shoqatës “Exit International” e cila mbështet Goodallin.
“Ndiej thellësisht keqardhje që kam arritur këtë moshë”, u shpreh specialisti ambientalist për televizionin ABC ditën e ditëlindjes së tij.
“Nuk ndihem i lumtur. Dua të vdes. Nuk është edhe aq e trishtueshme”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që është më e trishtueshme është privimi nga një kërkesë e imja. Ndjesia ime është që një person i moshuar si unë duhet të përfitojë nga të drejtat e tij të plota si qytetar, përfshirë të drejtën e asistencës për t’i dhënë fund jetës”, thotë Goodall.
E drejta për t’i dhënë fund jetës nuk është e ligjshme në pjesën më të madhe të shteteve të botës.
Ajo është plotësisht e ndaluar në Australi deri sa shteti i Viktorias legalizoi vitin e kaluar vdekjen e asistuar.
Por, ky legjislacion i cili do të hyjë në fuqi vetëm në qershorin e 2019-ës, nuk përfshin pacientët në fazat e fundit të jetës me një jetëgjatësi prej më pak se gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













