Kosova
Shoqata “Nëna Terezë” e Zvicrës bën me shtëpi katër familje në Kosovë
Katër familje nga katër komuna të ndryshme do të bëhen me shtëpi falë Shoqatës “Nëna Terezë” në Zvicër
Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” në bashkëpunim me Shoqatën “Nëna Terezë” e Zvicrës do të bëjnë dorëzimin e çelësave të katër shtëpive të ndërtuara për katër familje të pastreha në disa nga komunat e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shoqata Bamirëse “Nëna Terezë” në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Me vite të tëra këto familje nga komuna e Gjakovës, Klinës, Hani Elezit dhe Vushtrrisë, kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe të papërballueshme për jetesë. Pas identifikimit në terren nga koordinatorët e Shoqatës ‘Nëna Terezë’, këtë verë këto familje u bënë pjesë e Programit të Ndërtimit 2017, donator i të cilit është Shoqata ‘Nëna Terezë’ në Zvicër, e që ka për qëllim sigurimin e kushteve minimale për jetë për familjet e pastrehë të Kosovës”, thuhet në një njoftim të Shoqatës “Nëna Terezë”.
Shoqata “Nëna Terezë” në Zvicër edhe më parë ka ndihmuar shumë familje, që kanë pasur nevojë.
E-Diaspora
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP)...
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane