Sport
Shpëtim Shala, i gatshëm për titullin WBO- Intercontinental
Shpëtim Timy Shala do të luftojë më 7 mars kundër gjermanit Domenic Bosel për titullun WBO – Intercontinental.
Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Shpëtim Timy Shala, do të luftojë më 7 mars në Magdeburg të Gjermanisë për titullin WBO-Intercontinental. Timy, boksieri i peshës gjysmë të rëndë përballë do të ketë kampionin e këtij brezi, gjermanin Domenic Bösel, i cili do të mundohet të mbrojë për të pestën herë këtë titull.
Shala ka thënë për albinfo.ch se është duke u përgatitur që të dalë fitues edhe nga ky duel.
“Jam duke zhvilluar stërvitje intensive nga dy herë në ditë. Po bëj maksimumin të përgatitem sa më mirë për duelin e 7 marsit, që të kthehem triumfues dhe me titull kampioni nga Gjermania”, ka thënë boksieri 29-vjeçar.
Djaloshi nga Barani i Pejës thotë se nuk ia ka frikën kundërshtarit, sepse gjatë karrierës së tij ka fituar ndaj kundërshtarëve edhe më të mirë sesa Bösel. “Kundërshtarin e kam shikuar disa herë duke
boksuar. Është një boksier i mirë, i cili tash e sa vjet ka një ekip profesionistësh pranë vetes dhe gjithmonë përgatitet në maksimum për secilin duel. Por, përparësia ime ndaj Bösel mendoj se është që
unë jam sprovuar me kundërshtarë edhe më të mirë dhe më cilësorë sesa Bösel”, ka thënë boksieri shqiptar që ndryshe njihet me nofken “Albanien Bomber”.
Shala deri tani ka shënuar 19 fitore (8 KO) dhe ka vetëm një barazim. Ndërsa Bösel ka bilanc prej 17 fitoreve (6 KO).
Në renditjen botërore të boxrec.com Shala gjendet vetëm dy pozita prapa gjermanit Bösel. Ai radhitet i 55-ti, ndërsa Bösel i 53-ti. Ndërkaq Bösel renditet i 5-ti në versionin WBO. Fitorja e Shalës do ta sjellë atë në TOP-5 në WBO që do të bëhet konkorrues i titullit WBO, kampion i të cilit është Sergey Kovalev.
Shpëtim Shala në boksin profesionist ka qenë dy herë kampion i Austrisë, ndërkohë ka të fituar edhe titullin kampion në kategorinë WBF Intercontinental.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













