Integrimi
Shpëtimi kërkon votën e shqiptarëve për deputet në Kantonin e Solothurnit
Shpëtim Xhemaili ka bërë një thirrje në faqen e tij të facebook-ut përmes së cilës u drejtohet të gjithë shqiptarëve me shtetësi zvicerane që jetojnë në regjionin e tij, duke i sensibilizuar që të votojnë më 12 mars dhe duke i lutur qe t`ia japin votën atij.
Të dielën e javës që vjen , më 12 mars në Kantonin e Soloturnit mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit. Në këto zgjedhje kandidon në radhët e CVP-së edhe politikani i ri shqiptarozviceran, Shpëtim Xhemaili. Ai ka mbaruar kolegjin AKAD dhe punon si agjent në Airline Assistance Switzerland. Po ashtu Shpëtimi ka një përvojë edhe në punën e modelimit dhe aktrimit. Ai jeton në Trimbach, Solothurn.
Tash kur votimi përmes postës është në vlug të tij, Shpëtim Xhemaili ka bërë një thirrje në faqen e tij të facebook-ut. Përmes saj ai u drejtohet të gjithë shqiptarëve me shtetësi zvicerane që jetojnë në regjionin e tij, duke i sensibilizuar që të votojnë më 12 mars dhe duke i lutur qe t`ia japin votën atij.
“Luten gjithë shqiptarët me shtetësi zvicrane, me vendbanim në vendet e poshtshënuara të kantonit Solothurn, që me datë 12 mars 2017 të dalin në zgjedhjet kantonale dhe ta votojnë kandidatin shqiptar të partisë CVP-z.SHPETIM XHEMAILI. Ja lista e vendbanimeve te kantonit Solothurn që mund ta votojne z. Xhemaili: Olten, Trimbach, Wisen, Kienberg, Stüsslingen, Rohr, Erlinsbach, Niedererlinsbach, Lostorf, Winznau, Hauenstein-Ifenthal, Obergösgen, Niedergösgen, Eppenberg, Wöschnau, Schönenwerd, Gretzenbach, Dulliken, Däniken, Walterswil, Starrkirch-Wil, Wangen bei Olten, Rickenbach, Hägendorf, Kappel, Boningen, Fulenbach dhe Gunzgen.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShpëtim Xhemaili
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Politikan
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër