Lajme
Shqipëria: Parajsa evropiane e kanabisit
Transmetuesi publik gjerman “Deutsche Welle” i ka kushtuar një shkrim të veçantë në këtë fillim viti fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria, parajsa evropiane e kanabisit”, është titulli i artikullit të publikuar nga media publike gjermane, duke e cilësuar vitin që lamë pas si “viti i kanabisit”.
Gazetarja ka udhëtuar drejt Rrëshenit, aty ku pak kohë më parë u zbulua një laborator droge si dhe u sekuestruan 4.2 ton kanabis.
Mira dhe Rita (emrat e ndryshuar nga DW) dy personazhet protagoniste të reportazhit, ishin dy gra të papuna përpara se të fillonin punën në magazinën e kanabisit për 10 euro ditën.
“Besojeni apo jo, ne punonim për bukën e gojës së fëmijëve tanë”, thotë Mira, një grua 50-vjeçare me flokë të shkurta. Ajo betohet se fillimisht nuk e dinte se atje përpunohej kanabisi.
Ndërsa Rita, një grua e re me flokë bionde, thotë se burri i saj është në burg. Ajo tregon për vajzën e saj pesë vjeçare dhe thotë se kishte qenë shumë e kënaqur që më në fund kishte gjetur një punë. “Unë nuk dija asgjë deri sa pashë që policia hyri brenda”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










