E-Diaspora
Shqiptari ka filluar grevën në burgun belg para 25 ditëve, gjendja e tij shumë e rëndë
Enti belg i migrimit do ta dëbojë shqiptarin në vendlindjen e tij, e cila llogaritet si vend ‘me prejardhje të sigurt’. Ky njeri ka frikë të dëbohet në Shqipëri për shkak të mafias lokale
Një shtetas shqiptar i burgosur në burgun e Vottemit në Belgjikë, para 25 ditëve ka filluar grevë urie, ndërsa para tre ditësh edhe grevë të etjes, kanë informuar të enjten nga Kolektvi për rezistencë të qendrave për të huaj (CRACPE).
Kolektivi në fjalë do ta tërheqë vëmendjen e opinionit për këtë rast, para se të gjendet ndonjë zgjidhje e mundshme, në mënyrë që shqiptari të mund të qëndrojë në Belgjikë.
“Jemi duke u frikësuar se jeta e këtij shqiptari është në rrezik dhe nuk po mund ta marrim më tepër informata për gjendjen e tij, pasi ai është burgosur”, pohojnë për të përditshmen “7 sur 7”, transmeton Albinfo.ch. Sipas informatave të tyre, shqiptari tashmë ka humbur më tepër se shtatë kilogramë në peshë, në kuadër të grevës së tij të urisë, dhe janë të bindur se greva e etjes mund të ketë pasoja të paparashikueshme, posaçërisht për veshkat, ka njoftuar France Arets, zëdhënëse e CRACPE.
“Enti belg i migrimit do ta dëbojë shqiptarin në vendlindjen e tij, e cila llogaritet si vend ‘me prejardhje të sigurt’. Ky njeri ka frikë të dëbohet në Shqipëri për shkak të mafias lokale”, thotë më tej zëdhënësja.
Nga ana tjetër, Enti belg i migrimit pohon se Shqipëria llogaritet si vend me prejardhje të sigurt dhe se shtetasit e saj i nënshtrohen një procedure të përshpejtuar të azilit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















