Shqiptari me 8 pseudomime pritet të dëbohet nga Britania

Një shqiptar me “tetë pseudonime” do të dëbohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, pasi në banesën e tij u gjetën 10 mijë funta të përfituara nga aktiviteti kriminal. E.G kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe “njihej” nga policia për faktin që kishte identitete të ndryshme.