E-Diaspora
Shqiptari nga Zvicra, hero në autostradë
"Dukej vërtetë shumë keq dhe unë u mundova t’ia bëj me dije vozitësit se duhej të ndalonte". Pra, shqiptari 26-vjeçar iu afrua veturës së bardhë dhe tentoi ta bindë vozitësin se duhej të frenonte: "Edhe kjo nuk ndihmoi shumë". Më në fund, një kamion në afërsi ka mundur ta ndalojë veturën e bardhë
Lexuesi shqiptar i të përditshmes “20 Minuten”, Bernard Quni, mëngjesin e së mërkurës ka përjetuar skena Hollywoodi në autostradë. Ai ka vërejtur se si një veturë po hidhte shkëndija nga pjesa e poshtme.
“Ishte si në një film aksioni”, pohon Bernard Quni për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Shqiptari 26-vjeçar, mëngjesin e së mërkurës ka dashur të shkojë në punë, kur në afërsi të tunelit Gubrist dëgjoi një zhurmë: “Pas pak kohësh pashë një veturë që hidhte shkëndija nga pjesa e poshtme”.
Rastin për Albinfo.ch, e ka konfirmuar edhe vetë Bernard Quni.
Bernardit menjëherë iu bë e qartë se duhet të ndihmojë: “Iu afrova veturës së bardhë dhe tentova t’i bëj me dije vozitësit se duhet të ndalet”. Por, vozitësi nuk ka reaguar fare duke vazhduar rrugën me gomë të shkatërruar dhe bandazh të zjarrtë.
“Dukej vërtetë shumë keq dhe unë u mundova t’ia bëj me dije vozitësit se duhej të ndalonte”. Pra, shqiptari 26-vjeçar iu afrua veturës së bardhë dhe tentoi ta bindë vozitësin se duhej të frenonte: “Edhe kjo nuk ndihmoi shumë”. Më në fund, një kamion në afërsi ka mundur ta ndalojë veturën e bardhë.
Bernardi menjëherë ka zbritur dhe iu është afruar vozitësit: “Ishte një person i moshuar dhe dukej si i hutuar”. Shqiptari ia mori çelësin dhe e zhvendosi veturën në korsinë e emergjencës. Në të njëjtën kohë arriti edhe policia.
Policia kantonale e Cyrihut e ka konfirmuar rastin, duke nënvizuar se nuk ka pasur persona të lënduar. Hetimet e mëtutjeshme janë në vazhdim e sipër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














