Jeta në Zvicër
Shtetasja ruse paguan 7.686 franga bakshish për një kafe me tortë
Gabimin e ka vërejtur vetëm kur nga fundi i muajit i ka ardhur llogaria
Një shtetase ruse ka dështuar gjatë pagesës me kartelë kreditore në një restorant, në Dietikon të Zvicrës dhe ky veprim i kushtuar shumë shtrenjtë. Ajo gabimisht e ka dhënë bakshish shumën e lartë të të hollave, të cilën më nuk e ka pranuar mbrapsht.
Shtetasja 37-vjeçare ruse me vendbanim në Paris, nga mesi i shkurtit ka qenë në restorantin «Café Neë Point» me mikun dhe djalin e saj, për një kafe me tortë. Gjatë pagesës me kartelë kreditore, gabimisht e ka shtypur kodin 7686 si shumë bakshishi, pohon Olesja Schemjakowa në një intervistë me «Blick», përcjell Albinfo.ch.
Gabimin e ka vërejtur vetëm kur nga fundi i muajit i ka ardhur llogaria.
Që atëherë, ajo është përpjekur rregullisht, por pa sukses që t`i kthejë të hollat. Sipas firmës së kartelës kreditore dhe policisë, nuk bëhet fjalë për ndonjë mashtrim, prandaj rasti duhet të zgjidhet në mes të pronarit të restorantit dhe shtetases ruse. «E kam thirrur disa herë shefin e restorantit, bile kam shkuar edhe me polici tek ai», rrëfen Schemjakowa.
Përgjegjësi i restorantit fillimisht i ka premtuar se të hollat do t`ia kthejë. Por, që nga muaji mars, ajo nuk ka dëgjuar më asgjë prej tij. «Është zhdukur», thotë rusja 37-vjeçare. Gjasat që t`i kthehen të hollat janë të vogla, pasi restoranti është i mbyllur për ndërrim pronarësh.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












